Televizioni i njohur spanjoll, “El Chiringuito” ka befasuar të gjithë me lajmin e fundit të dhënë.
Televizioni pretendon se Barcelona i ka ofruar yllit të skuadrës, Lionel Messi kontratë për dy sezone me vlerë 300 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Pretendohet se Barcelona do t’i paguajë 200 milionë euro në dy vitet e para, pastaj 100 milionë euro në tre vitet e ardhshme pa luajtur fare.
Në rast që këto vlera janë të vërtet, atëherë kjo shifra janë të ‘çmendura’ duke marrë parasysh se Barcelona ka borxhe në vlerë 1 miliardë euro.
🚨 EXCLUSIVA DE @JPEDREROL 🚨
💰💥 El BARÇA le ha ofrecido a MESSI 300 MILLONES por 2 TEMPORADAS.
👉 Le pagarían los primeros 200 en 2 años y los 100 restantes los 3 años siguientes… ya sin jugar. #JUGONES pic.twitter.com/aaMZVqbrXe
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 1, 2021
Ndërkohë, në ditët e ardhshme pritet të bëhet zyrtare rinovimi i argjentinasit deri në vitin 2023.