Fjalë Kyçe

‘El Clasico’: Kjo është diferenca mes Messit dhe sulmuesve të Real Madrid

‘El Clasico’: Kjo është diferenca mes Messit dhe sulmuesve të Real Madrid

Pas klasikes të së mërkurës, tash e ka radhën një tjetër klasike që do të luhet sonte, me fillim nga ora 20:45.

Barcelona do të udhëtoj përsëri drejt ‘Santiago Bernabeut’ për të kërkuar një tjetër fitore, që me gjasë do t’i jepte fundin garës për titullin e La Liga.

Sigurisht, në këtë ndeshje pritet shumë nga ylli argjentinas që paraqitet me Barcën, Lionel Messi.

Para këtij dueli spektakolar, ‘Goal’ ka publikuar një statistikë që tregon për diferencën në kualitet mes Messit të vetëm dhe top tre realizatorëve të Real Madrid.

Messi (25) ka shënuar më shumë gola në kampionat sesa treshja më e mirë e realizatorëve të Real Madrid (24), deri në këtë pikë sezoni.

Messi ka dështuar të shënoj në dy klasiket e kaluara kundër ‘Los Blancos’, dhe këtë seri të keqe synon ta thyej të shtunën.