Fjalë Kyçe

‘El Clasico’: Në ‘Camp Nou’ do të jetë një mysafir special për xhiro nderi

‘El Clasico’: Në ‘Camp Nou’ do të jetë një mysafir special për xhiro nderi

‘Camp Nou’ do të ketë një mysafir special gjatë mbrëmjes kur do të luhet ‘El Clasico’ e ardhshme.

Të mërkurën, Barcelona do të jetë nikoqire e Real Madrid, në një ndeshje ku do të vendoset për lidershipin e La Liga.Për këtë ndeshje, nikoqirët kanë ftuar një mysafir special për të argëtuar të pranishmit.Kampioni i Botës në Moto GP, Marc Marquez do të bëjë xhiron e nderit në ‘Clasico’, transmeton lajmi.net.

Marquez është tetë herë kampion bote në garat me motoçikleta dhe të mërkurën do të jetë i pranishëm në ‘Camp Nou’.