Fjalë Kyçe

“El Clasico”, shansi i fundit për Barcelonën

“El Clasico”, shansi i fundit për Barcelonën

Shansi i fundit për ta shpëtuar edicionin për Barcelonën do të jetë udhëtimi i vështirë te Real Madridi, në “El Clasicon” që luhet të dielën nga ora 21:00, e që i takon xhiros së 32-të të kampionatit spanjoll.

Real Madridi është i pari me 78 pikë, tetë më shumë se përcjellësja e parë, Barcelona.

Fitorja do të bënte që Barcelona të hynte sërish në garën për titull.

Në mesjavë, Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht thellë nga Paris Saint-Germaini në shtëpi.

Para atij dueli, Barcelona kishte 13 ndeshje pa disfatë, përfshirë serinë e gjashtë fitoreve në të gjitha garat.

Për ta bërë edhe më të dhimbshëm eliminimin e Barçës u përkujdes Real Madridi, që e eliminoi Manchester Cityn dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Championsit.

Reali mposhti Cityn pas ekzekutimit të penalltive, në ndeshjen dramatike, të mërkurën.

Në rast të fitores së Real Madridit të dielën, diferenca do të ishte 11 pikë, ndërsa deri në fund të kampanjës kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Trajneri Carlo Ancelotti vazhdon të ketë suksese të mëdha me madrilenët.

Në “El Clasico” ka dy fitore rresht, përfshirë triumfin 4:1 ndaj Barçës në finalen e Superkupës së Spanjës në gjysmëfinale, ndërsa 2:1 fitoi në ndeshjen e parë në La Liga, me rikthim të rezultatit.

Jude Bellingham shkëlqeu, ndërsa shënoi dy gola në atë ballafaqim.

Girona e vendit të tretë me 65 pikë, luan të shtunën në shtëpi kundër Cadizit, ndërsa Atletico Madridi i vendit të katërt të dielën udhëton tek Alavesi në ndeshjen që nis në orën 18:30.

Atletico Madridi ka 61 pikë.