Fjalë Kyçe

Elda Gjoka po ligjëron në sesionin e SIGA-s me temën: “Lidershipi i Femrës në Sport”

Elda Gjoka po ligjëron në sesionin e SIGA-s me temën: “Lidershipi i Femrës në Sport”

Ka filluar sot sesioni i katërt i SIGA-s “Aleanca Globale për Integritetin Sportiv”, me temën “Lidershipi i Femrës në Sport”.

Në sesionin që po mbahet në Unversitetetin Pantheon-Sorbonne të Parisit, po merr pjesë edhe Elda Gjoka, këshilltare strategjike e presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Sesioni po zhvillohet në formë panelesh, me ç’rast Elda Gjoka është njëra nga folëset e panelit, si dhe moderatore e panelit të tretë.

Në sesion po shtjellohen tema dhe përvoja të ndryshime për avancimin e femrës në sport, derisa po marrin pjesë figura të larta të femrave të suksesshme në sport.

Me një fjalë rasti të pranishmëve në fillim të sesionit iu drejtua drejtori ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Medeiros.
KOK-u është anëtar i SIGA-s që nga themelimi i saj në janar të vitit të kaluar.