Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump, emëroi Elon Muskin në një rol që synon krijimin e një qeverie më efikase, duke i dhënë edhe më shumë ndikim njeriut më të pasur në botë, i cili dhuroi miliona dollarë për të ndihmuar Trumpin të zgjidhej.
Musk dhe ish-kandidati republikan presidencial, Vivek Ramaswamy do të bashkëdrejtojnë një departament të sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, i cili siç tha Trumpi do të operojë jashtë kufijve të qeverisë.
“Së bashku, këta dy amerikanë të mrekullueshëm do t’i hapin rrugën administratës sime për të çmontuar burokracinë qeveritare, për të ulur rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e kota dhe për të ristrukturuar Agjencitë Federale – Thelbësore për Lëvizjen ‘Save America’”, tha Trump në një deklaratë