Fjalë Kyçe

Elon Musk u paraqit nga shtëpia e Richard Branson për t’i uruar fat në fluturimin e tij në hapësirë

Elon Musk u paraqit nga shtëpia e Richard Branson për t’i uruar fat në fluturimin e tij në hapësirë

Elon Musk vizitoi shokun e tij miliarder Richard Branson në shtëpinë e tij në mëngjesin e fluturimit historik të Branson në “buzë të kozmosit”.

Ndryshe, manjati i Virgin Group fluturoi rreth 55 milje lartësi – në bordin e një aeroplani raketë SpaceShipTwo të dielën.

Ky ishte fluturimi i parë i Virgin Galactic me një ekuipazh të plotë dhe kjo e ka pozicionuar kompaninë për të qenë ndër kompanitë e para për turistët e parë që paguajnë për një fluturim të tillë, duke filluar që vitin e ardhshëm.

Në fund të fundit, ka thënë Branson, qëllimi i kompanisë është ta bëjë fluturimin hapësinor të arritshëm për të gjithë, përcjell Telegrafi.

Musk themeloi kompaninë SpaceX me një qëllim tjetër: arritjen dhe popullimin e Marsit.

Por ai përsëri tregoi mbështetje për kauzën e Branson.

Kështu, dy orë para se të ngrihej, Branson ndau një foto në Twitter në kuzhinë me Musk.

“E shkëlqyeshme të fillosh një mëngjes me një mik”, ka shkruar ai. /Telegrafi/