Fjalë Kyçe

Elseid Hysaj, do të qëndrojë apo largohet?

Elseid Hysaj, do të qëndrojë apo largohet?

Hysaj vazhdon të mos e ketë të qartë të ardhmen

Do të qëndrojë, do të largohet, do të qëndrojë…. do të largohet – Elseid Hysaj vazhdon të jetë temë diskutimi në Itali.

Pasi që u raportua se më në fund Elseid Hysaj mund të ketë gjetur vendin e tij me trajnerin, Gennaro Gattuso, tani mediat italiane raportojnë se largimi është opsioni i vetëm për mbrojtësin e Kombëtaren shqiptare.

Futbollisti shqiptar nuk ka rinovuar kontratën me klubin e presidentit Aurelio De Laurentiis.

Shqiptari humbi krejtësisht pozitat e tij në momentin që në krye të drejtimit ishte Carlo Ancelotti. Ai nuk luajti dhe qëndroi më shumë në stol, ndërsa të gjithë mendonin se do të largohej në merkaton e janarit.

Nuk ndodhi kështu, pasi Hysaj qëndroi dhe Gennaro Gattuso i ka dhënë më shumë besim. Shqiptari po merr më shumë minuta me Rinon, por sërish nuk është titullar, prandaj raportohet se do të largohet.

Roma u interesua shumë në merkaton e janarit, dhe pse jo, mund të insistojë sërish në afatin kalimtar të verës.

26 vjecari ka bërë 176 paraqitje për Napolin që nga viti 2015, por s’ka shënuar asnjë gol.