Me të përfunduar ky edicion, pritet edhe përfundimi i ekperiencës së Elseid Hysajt tek skuadra e Lazios.
Këtë e thonë mediat italiane, duke raportuar se tashmë shqiptari e ka njoftuar klubin nga Roma për vendimin e tij për tu larguar në fund të sezonit.
Mësohet se Hysaj ka kërkuar largimin pas dorëheqjes së trajnerit Maurizio Sarri, i cili e transferoi te Lazio nga Napoli.
Lazio synon ta shesë për 3 milionë euro Hysajn. Ai me Lazion ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
30-vjeçari këtë edicion ka 22 paraqitje për Lazion në të gjitha garat.