Feronikeli ka pësuar humbjen e gjashtë radhazi në BKT Superligën e futbollit në Kosovë.
Skuadra nga Drenasi e cila po paraqitet me futbollistë të rinj është mposhtur nga Malisheva me rezultat të thellë 6-1.
Përkundër se kaluan të parët në epërsi, Nikli nuk ia doli të largohet me pikë nga përballja me Malishevën.
Trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani ka thënë se futbollistët e tij edhe në përballje me Malishevën si ndaj Dukagjinit u kapluan nga emocionet.
“Ishte ndeshje e njëjtë si me Dukagjinin në xhiron e kaluar, kur luajtëm mirë në pjesën e parë, por në pjesët e dytë lojtarët hynë me emocione”, tha Elshani.
“Kur po e pranojmë golin e dytë, po dorëzohemi, duhet të përmirësohemi dhe të luajmë njësoj si në pjesët e para”.
Përvoja e luan rolin e vet. E kam thënë edhe më herët, skuadra e Malishevës ka përvojë të madhe. Ne gjithmonë në pjesën e parë po luajmë më qetë, por jo edhe në pjesën e dytë”, u shpreh Elshani.
Feronikeli pas 23 xhirove në BKT Superligë ndodhet e fundit në tabelë me 11 pikë, dhe me pak gjasa për të mbijetuar./telegrafi.