Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, ka udhëtuar sot për në Qipron Veriore ku është ftuar si folëse kryesore në edicionin e parë të Samitit Botëror Rinor që zhvillon punimet në qytetin e Kyrenia-s.
Fjalimi i Shalës në këtë samit do të ketë në fokus historinë e rinisë kosovare, të kaluarën dhe të tashmen dhe sfidat në arsimim dhe barazinë gjinore.
Ndër të tjera në këtë samit do të diskutohet edhe mbi arsimimin me përgjegjësi gjinore për një zhvillim të qëndrueshëm.
Edicioni i parë i Samitit Botëror Rinor ka mbledhur rreth 60 shtete të ndryshme botërore me rreth 200 pjesëmarrës të cilët do të diskutojnë mbi temat e përcaktuara.
Pjesë e këtij samiti si folës do të jetë edhe Guvernatori i Kyrenia-s, Ministri i Kulturës dhe Sportit të Liberisë dhe diplomatë të tjerë ndërkombëtarë.
Përveç fjalimit kryesor, ambasadorja Shala në këtë samit do të prezantojë edhe një nga veshjet tona kombëtare me kërkesë të organizatorëve, për t’u njohur më shumë edhe me një pjesë të kulturës së vendit tonë.
Samiti nisë punimet sonte, ndërsa fjalimi i Ambasadores Shala do jetë nesër.