Fjalë Kyçe

Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës

Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka emëruar Bordin e Drejtorëve të Postës.

Në Bordin prej gjashtë anëtarëve janë tre burra e tre gra.

Kryesues është emëruar Fadil Bejta, më pas anëtare janë Hyrmete Medyti, Safije Beseni e Sebahate Krasniqi, ndërsa anëtarë janë Visar Nura e Gëzim Paci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kishin aplikuar 90 kandidatë. Ndërsa lista ishte ngushuar në 15 kandidatë nga ku janë zgjedhur gjashtë kandidatë.

Kurti ka treguar se lista e kandidatëve ishte dërguar për verifikim në KQZ dhe Thesar.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua edhe plani operacional strategjik i Qeverisë për vitet 2022-2025.

Po ashtu u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë – Shqipëri për zbatimin e lehtësirave doganore.