Unai Emery do të zhvillojë bisedime me hierarkinë e Arsenal para se të vendosë nëse Granit Xhaka do të vazhdojë të mbetet kapiten i Arsenalit.
Kjo është vënë në pikëpyetje pasi që mesfushori iu drejtua tifozëve në ndeshjen kundër Crystal Palace me “pirdhuni”, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.
“Duhet ta ruajmë qetësinë, por, ai ishte gabim”, ka thënë Emery në konferencë.
“Nuk është momenti që tash të flasim për këtë sepse së pari më duhet të flas me të [Xhakën] dhe me klubin”.
Xhaka ka reaguar me nervozizëm mbrëmë kur u zëvendësua në minutën e 61-të dhe më pas shpërthye kur tifozët nisën t’i vërshëllejnë për çka ai iu drejtua me “fuck off” dhe para se të hyjë në tunel zhveshi fanellën.