Fjalë Kyçe

Emery e ‘qetëson’ Ozilin, duke i thënë këto fjalë për Suarezin

Emery e ‘qetëson’ Ozilin, duke i thënë këto fjalë për Suarezin

Transferimi i Denis Suarez tek Arsenal ishte një nga lëvizjet më të mëdha të ditës së fundit të merkatos së dimrit.

Trajneri i Arsenal, Unai Emery nuk beson se ardhja e Denis Suarez do të ketë ndonjë impakt në Mesut Ozil, duke thënë se ai e ka kërkuar lojtarin që të luaj në krahë.

Edhe pse Ozil është një nga kapitenët e Arsenal, ai ka luajtur vetëm 13 ndeshje këtë edicion në Premierligë, dhe nuk duket se është i preferuari i Emery.

E ardhja e Denis Suarez mendohej se ishte bërë për zëvendësimin e tij, por kështu nuk ka thënë trajneri i “Gunners”.

“Nuk ka ndryshim për të. Suarez po vjen këtu sepse kemi shumë probleme me krahët, nuk kemi pasur lojtar që luan në të majtë dhe në të djathtë, kjo është arsyeja” ka thënë Emery, transmeton lajmi.net.

Suarez ka kaluar tek skuadra e Arsenal vetëm në formë huazimi, por këta të fundit kanë të drejtë ta blejnë kartonin e lojtarit në fund të këtij sezoni.