Fjalë Kyçe

Emery me deklaratë befasuese para kalimit të Ramseyt te Juventus

Emery me deklaratë befasuese para kalimit të Ramseyt te Juventus

Unai Emery ka folur edhe një herë rreth të ardhmes së Aaron Ramseyt.

Aaron Ramsey ishte lojtari më vendimtar i Arsenalit në fitoren ndaj Chelsea në fundjavën që shkoi me rezultat, 2:0.

Unai Emery ka thënë se është shumë vonë që të pendohen për largimin e mesfushorit uellsian nga skuadra, pasi ai tashmë është lojtar i Juventusit.

“”Ne kemi folur për rrethanat me Ramsey tre muaj më parë dhe tani vendimi është përfunduar për të dhe për klubin.

“Po, sigurisht, e ardhmja e tij është shumë e rëndësishme për familjen e tij, por është gjithashtu shumë e rëndësishme që ai të jetë në rregull për të luajtur për ne ashtu si ai e bëri kundër Chelseat.

“Jam shumë i lumtur me të, sepse në muajin e kaluar fokusi i tij ka qenë shumë i qartë.

“Dy javë më parë kur udhëtuam në Blackpool, ku atmosfera ishte e vështirë dhe fushata nuk ishte e mirë, ai më tha” Unë dua të luaj dhe të ndihmoj këtë ekip.

“Ky është shpirti që dua të shoh dhe nuk kam nevojë ta pyes, sepse e dija se donte të luante kundër Chelseas dhe ai na ndihmoi me cilësinë e tij”, ka shtuar më tej trajneri spanjoll.