Fjalë Kyçe

Emery tregon pse nuk e dëshiroi Salah tek PSG

Emery tregon pse nuk e dëshiroi Salah tek PSG

Mohamed Salah është një nga lojtarët më në formë gjatë dy sezoneve të fundit.

Egjiptiani ka shkëlqyer me paraqitjet e tij tek Liverpool duke realizuar dhe asistuar për skuadrën e tij.

Ai gjithashtu korri suksese duke e kualifikuar Egjiptin në Kupën e Botës, Rusia 2018.

Por, trajneri i Arsenal, Unai Emery kishte pasur mundësi që ta transferonte më herët lojtarin, dhe ai ka treguar pse e hodhi poshtë atë mundësi.

“Ne diskutuam rreth mundësisë për ta transferuar Salah në PSG kur ai luante me Romën” ka thënë Emery, transmeton lajmi.net.

“Ne kishim dyshime  dhe pastaj ai nënshkroi me Liverpool. Këto dyshime nuk ekzistojnë më” ka thënë tutje ai.

“Tani, nëse po flisni për top pesë lojtarët më të mirë në botë, njëri është Mohamed Salah” ka përfunduar trajneri i Arsenal.

Emery do ta ketë përballë lojtarin që refuzoi ta transferonte, gjatë ndeshjes që do Arsenal do ta zhvillojë të shtunën kundër Liverpool.