Fjalë Kyçe

Emery tregon se çfarë po i mungon Arsenalit për top katërshen

Emery tregon se çfarë po i mungon Arsenalit për top katërshen

Pas serisë së jashtëzakonshme të Arsenal me 20 ndeshje pa humbje, ata janë futur tashmë në një seri negative.

Kështu, ata kanë mbetur pakëz mbrapa në garën për top katërshe, si dhe Manchester United ka barazuar pikët me ta.

Trajneri i “Gunners”, Unai Emery duket se e di ku qëndron problemi i Arsenal për këtë ngecje.

“Tani është shumë e vështirë, duket qartë” u përgjigj ai kur u pyet për mundësinë e Arsenal të përfundojë në top katërshe, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se më e rëndësishmja për ne është që të rikthejmë vetëbesimin dhe të jemi më garues. Na duhet konsistencë për 38 ndeshje” ka thënë tutje Emery.

Kështu, Emery beson se skuadra e tij ka mungesë në konsistencë. Ai beson se ata do të rikthehen, edhe pse do të jetë mjaft e vështirë.