Fjalë Kyçe

Emigrime masive, rritet ndjeshëm numri i azilkërkuesve në Evropë

Emigrime masive, rritet ndjeshëm numri i azilkërkuesve në Evropë

Numri i azilkërkuesve në Evropë është në rritje.

Këtë gjë e konfirmon Eurostat (agjencia e statistikave që operon në vendet e Bashkimit Evropian), ata shprehen se kjo është hera e parë që numri i azilkërkuesve është në rritje që nga viti 2015-të. Por në gjermani sipas agjencisë ky numër është në rënie. Sipas Eurostat numri i azilkërkuesve ka shënuar rritje me 8.6% nga 435.610 vetë në 473.215 persona. Deri më tani numri azilkërkuesve pas nivelit maksimal 1.2 milionë personave në vitin 2015-të, ka shënuar rënie nga viti në vit.

Numrin më të madh të kërkesave të regjistruara i kanë pasur Spanja dhe Franca. Ndërsa vendet nga vijnë emigrantët azilkërkues kryesisht janë vendet e Lindjes së Mesme si: Siria Afganistani, Pakistan. Nëse vendet e tjera evropiane po njohin rritje të emigrantëve Gjermania po ndeshet me rënie të kërkesave për azil. Referuar Eurostat nga janari deri në nëntor të 2019-tës në Gjermani janë paraqitur 133.270 persona për azil, numra këto 13% më e ulët se statistikat e të një viti më parë.