Emilia Clarke zbulon pse ishte e vështirë të xhironte skena seksi në “Game of Thrones”.
Nuk është vetëm sepse dy personazhet janë të lidhura, por të vërtetën përse u vu në siklet gjatë xhirimeve të skenave romantike, Emilia Clarke i zbuloi në një intervistë për “Jimmy Kimmel”, shkruan lajmi.net.
Sipas “DailyMail”, ajo tha se vëllai i saj punon në departametin e kamerave në serialin “Game of Thrones”.
“E ka shumë të vështirë kur filmon skena dashurie”, i tha ajo Jimmy Falonnë një intervistë natën e kaluar.
Aktorja tha se bën të pamundurën që kur ajo është protagoniste e këtyre skenave, ta mbajë vëllain larg atij vendi.
Emilia gjithashtu dha detaje edhe për episodin e pestë, ajo shtoi “Është episodi më i madh, gjeni TV më të madh që mundeni”.