Fjalë Kyçe

Emilja Rexhepi vjen me akuza të rënda: PDK në Prizren ma kidnapuan vajzën

Emilja Rexhepi vjen me akuza të rënda: PDK në Prizren ma kidnapuan vajzën

Ish- deputetja Emilia Rexhepi ka thënë që kohë më parë dikush ia ka grabitur vajzën për shkak të një projekti që e kishe iniciuar ajo.

Rexhepi në DebatPernime ka thënë që nuk ka pasur më asnjë informatë nga policia rreth rastit, por që ajo ka hulumtuar vetë.

Sipas saj, në atë kohë Prizrenin e drejtontë Partia Demokratike e Kosovës dhe dikush nga kjo parti ia ka grabitur vajzën, që asokohe ishte 21 vjeç.

Rexhepi tha që arsyeja ishte se ajo kishte planifikuar të ndërtojë një objekt për boshnjakët në Prizren.

Ky diskutim erdhi pasi djali i Nenad Rashiq u sulmua rëndë nga disa serbë në Graçanicë.