Fjalë Kyçe

Emocionon boksieri shqiptar: Sot do të fitoj për babain tim të ndjerë, për të gjithë shqiptarët

Emocionon boksieri shqiptar: Sot do të fitoj për babain tim të ndjerë, për të gjithë shqiptarët

Boksieri shqiptar nga Tërnoci, Shefat Isufi sonte në Mynih të Gjermanisë lufton për titullin e botës për brezin WBF.

Kundërshtari i Isufit është Grigor Saruhanian, ndërsa meçi pritet të fillojë nga ora 23:00.

Isufi para këtij meçi ka shkruar në ‘Facebook’ se do të fitojë për babain e tij të ndjerë dhe gjithë shqiptarët.

“Sot do të fitoj për Babain tim të ndjer, për familjen, për Tërnocin dhe për gjithë shqiptarët”, shkroi ai, përcjell periskopi.

Kujtojmë se kjo është ndeshjen e rëndësishme për 32-vjeçarin i cili ka 38 ndeshje, 32 i ka fituar, 4 i ka humbur dhe ka mbetur me 2 barazime.