KF Opoja ka fituar titullin në Ligën e Tretë në Rajonin e Dukagjinit pas një fitore minimale në ndeshjen ndaj Arbanës.
Trofeun e fituar, Elbasani, djali i dëshmorit Ilmi Batjari e ka dërguar te varri i babait të tij që dha jetën për lirinë e Kosovës.
Ai së bashku me shokët e skuadrës bënë homazhe te varri i dëshmorit, ku përveç Kupës dërguan edhe lule.
“Në pak orë shumë emocione përjetova me këta shokë dhe me këtë skuadër të mrekullueshme, në jetën time kam dashur edhe unë të bëjë diçka për vendin tim, ia arrita Babi që të shpërblej Opojën tonë me fitimin e Kapionatit”, ka shkruar Elbasni në rrjetet sociale.
Opoja do të luaj në barazh me Australinë për tu ngjitur një katekori më lartë./indeksonline