Fjalë Kyçe

Emocionuese: Majlinda shpërthen në lot teksa tregon se kujt ia dedikoi medaljen e artë

Emocionuese: Majlinda shpërthen në lot teksa tregon se kujt ia dedikoi medaljen e artë

Kampionja evropiane, Majlinda Kelmendi e cila ditë më parë fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane, nuk ka mundur t’i mbaj lojtët teksa ka folur për triumfin në këto gara.

Kelmendi është pyetur se kujt ia ka dedikuar fitoren nga këto lojëra, ndërsa ka shpërthyer në lot duke mos mundur të rrëfejë ngjarjen për disa minuta, shkruan Reporteri.net

Pasi ka kaluar paksa emocionet ajo ka treguar se këtë triumf ia ka dedikuar djalit të tetës së saj i cili nuk jeton më.

“Këtë medalje ia kom dediku një personi shumë të veçantë. Labinot Harbuzit i cili ka qenë futbollist e që ka vdek para disa muajve.

“Ai kishte shumë besim në mua dhe më ka thanë që ki mu bo kampion kur të rritesh. Ka qenë i vetmi që më ka thanë që duhesh me qenë kampione olimpike”, ka rrëfyer Majlinda.