Fjalë Kyçe

Emocionuese nga protesta në Shqipëri! Polici puth në faqe fëmijën që do t’i shembet shtëpia

Emocionuese nga protesta në Shqipëri! Polici puth në faqe fëmijën që do t’i shembet shtëpia

Banorët e katër zonave të Tiranës e zhvendosën përpara Kryeministrisë protestën e tyre kundër prishjes së banesave. Ata kërkuan edhe njëherë transparencë për pronat e tyre.

Pjesë e protestës të kësaj të diele i ishin bashkuar edhe fëmijët, të cilët do të humbin shtëpitë.

Kamerat kanë fiksuar një moment të veçantë. Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat e tyre iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë, përcjell abcnews.

Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi ky i fundit e puthi në faqe të voglin.