Enca e nisi ditën me një foto joshëse në shtrat.
Enca Haxhia mëngjesin e sotëm e filloi me një fotografi provokuese ku shfaqet e sapozgjuar në shtrat.
Këngëtarja pozoi e mbështjellur me çarçaf, ndërsa në një pjesë e largoi atë dhe zbuloi gjoksin, por atë u kujdes ta fshihte me anë të një figure të lules.
Në këtë imazh, të cilin e ndau me mbi 2 milionë ndjekësit e saj, Enca u shfaq pa grim në fytyrë, ashtu siç nuk bën shpeshherë.
Për ndryshe, Enca Haxhia këto ditë po qëndron e mbyllur në shtëpi, ndërsa për fansat e saj është kujdesur të sjell ‘covera’ nga shtëpia.