Enca Haxhia ka arritur një sukses të ri me këngën “Hajde”.
Enca Haxhia ka pak kohë që ka publikuar projektin “Hajde”, të cilin e solli në duet me Muharrem Ahmetin, shkruan lajminet.
Këngëtarja ka arritur një sukses të ri me këtë këngë, ajo ka shënuar 8 milionë klikime dhe këtë gëzim e ndau me ndjekësit.
“HAJDEEEEE 8.000.000 (nga ato realet ) “, ka shkruar Enca, duke ‘thumbuar’ kolegët.
Për ndryshe, derisa po shijon suksesin e këngës së fundit, Enca po punon rreth projekteve të reja muzikore.