Fjalë Kyçe

Enca ka për t’i thënë diçka ‘Miss-it’ që e ofendoi publikisht

Enca ka për t’i thënë diçka ‘Miss-it’ që e ofendoi publikisht

Enca Haxhia flet për Trejsi Sejdinin.

Gjatë një interviste për ‘WhyNot’, ‘Miss Shqipëria 2018’, Trejsi Sejdini e ka ofenduar Enca Haxhinë, shkruan lajmi.net.

“A je edhe ti e virgjër si Enca”, e pyetu moderatorja dhe mori përgjigje ofenduese nga Trejsi për këngëtaren.

“Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë”, u shpreh Trejsi.

E gjatë një interviste të dhënë për ‘Xing’ Enca është pyetur edhe për këtë çështje dhe nuk ka munguar përgjigja e saj.

“Më shumë sesa personazhet që përdorin emrin tim për t’u bërë viral, ose për t’u kapur me ndonjë emision, unë mendoj që emisionet që u japin hapësirë personazheve të tillë, për të dalë dhe për të thënë gjëra kundra meje e bëjnë vetëm sepse unë s’i kam shkuar në emision. Unë historikisht i kam mbështetur të gjithë mediat, gazetarët, televizionet dhe më vjen shumë inat kur i them një televizioni apo një emisioni që për momentin nuk bëjmë dot gjë, ka 1001 arsye. Pastaj ti shkon merr një personazh thjesht për të folur për mua, për të zëvendësuar mungesën time, aty tregon që kemi një problem shumë të madh”, tha Enca.