Fjalë Kyçe

Enca përfundon në Instagramin e yllit latin

Enca përfundon në Instagramin e yllit latin

Enca Haxhia aktualisht po e shijon suksesin e këngës “Break Down” me Don Xhonin.

Kjo këngë brenda pak orësh nga publikimi ka arritur të futet në listën e këngëve më të dëgjuara në mbarë botën.

Madje, ajo hyri tek këngët “Trending worldwide”, listë të cilën e prin ylli latin Maluma me këngën “Hawai”.

Pikërisht, Maluma ishte ai që e publikoi një foto të kësaj tabele, në të cilën shihet se e 11-ta me radhë është kënga e Encës me Don Xhonin.

“Kena perfundu edhe tek story i Maluma , doni me?”, ka shkruar Enca në postimin e fundit.