Enca Haxhia po punon rreth projekteve të reja muzikore.
Enca Haxhia përmes rrjeteve sociale ditë më parë bëri të ditur se ka udhëtuar në Prishtinë për të finalizuar këngët e reja, shkruan lajmi.net.
Meqë këto ditë është shumë e angazhuar, këngëtarja nuk është shumë aktive në rrjete sociale, andaj u ka kërkuar falje ndjekësve.
“Më vjen keq që jam joaktive në rrjete sociale…kthehem së shpejti!”, ka shkruar Enca.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Enca Haxhia është “Baladë”, këngë të cilës ia bashkëngjiti edhe videoklipin.