Fjalë Kyçe

Ende nuk ka ofertë të re zyrtare për Messi nga Barcelona

Ende nuk ka ofertë të re zyrtare për Messi nga Barcelona

Portali i afërt me Messi, Goal.com ka arritur që të konfirmojë që lojtari, përfaqësuesit e tij dhe Joan Laporta janë duke bërë biseda tepër miqësore – por raportet se ata i kanë ofruar ndonjë kontratë të re janë të rreme

Bisedimet për një kontratë të re të Lionel Messi dhe Barcelonës janë duke vazhduar në mënyrë shumë miqësore, por Barcelona ende nuk i ka ofruar atij diçka të shkruar, ka arritur që të konfirmojë Goal me burime të veta.

Raportet kanë thënë që Barça do të bëjë një ofertë të mirë për lojtarin e tyre më të mirë, kontrata e të cilit do të skadojë këtë verë. Messi vitin e kaluar kishte dashur që të largohet nga Camp Nou por më vonë kishte thënë se ai do të jetë aty edhe për sezonin 2020-21, të cilën gjë e kishte konfirmuar në një intervistë ekskluzive pikërisht për portalin në fjalë. Tani e njëjta media ka arritur të konfirmojë se ende atij nuk i është ofruar kontratë në këtë fazë, por që Messi, përfaqësuesit e tij dhe klubi po vazhdojnë bisedimet dhe shpresat janë të mëdha që një marrëveshje do të arrihet.

Si qëndrojnë gjërat në mes të Barcelonës dhe Messit

Barça kërkojnë me ngulm që Messi të zgjatë kontratën, megjithatë ata duyhet të presin deri në një auditim të financave të tyre për të përcaktuar se sa para do të mund t’i ofrojnë 33 vjeçarit. Në anën tjetër, Messi është i hapur për qëndrim, pasi që ai i ka marrëdhëniet shumë më të mirë më të sesa me Presidentin Joan Laporta sesa me paraardhësin e tij, Josep Maria Bartomeu.

Megjithatë, ai dëshiron siguri që Barcelona do të jetë e aftë për të fituar trofe sezonin e ardhshëm pasi që këtë sezon përfunduan pa e fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Messi pret të shoh se cilët lojtarë do të nënshkruajnë për Barçën dhe kush do të jetë në pozitën e trajnerit.

Ka pasur disa raporte për një konflikt të tij për të ardhmen e trajnerit Ronald Koeman, derisa problemet dhe rrethanat financiare të Barçës bëjnë që ata të mos lëshohen shumë në shpenzime, edhe pse ata janë lidhur me disa transfere, përfshirë edhe shokun të Kombëtarja e Argjentinës, Sergio Aguero që do të transferohet si transfer i lirë.

Deri në cilën fazë kanë shkuar bisedimet

Kontrata e Messi skadon më 30 qershor dhe bisedimet në mes të Jorge Messi, agjentit dhe babait të lojtarit me Laportan po vazhdojnë. Bisedimet po shkojnë mirë dhe të dyja palët janë të gatshme për të arritur një marrëveshje – por deri të bëhet e qartë gjendja financiare e Barçës, nuk do të këtë ofertë zyrtare.

Nëse nuk vjen ndonjë kontratë e re, Messi do të largohet nga Barcelona si transfer i lirë, me Manchester City që duket se do të jetë destinacioni i tij më i mundshëm pasi që ky është i vetmi klub që do të mund t’i ofronte Messit pagë të lartë, kurse ai dëshiron që të bashkohet edhe me ish trajnerin e tij, Pep Guardiola.