Fjalë Kyçe

Ende pa mbaruar pandemia, një tjetër rrezik për botën: Ethet Lassa shfaqen në Britani

Ende pa mbaruar pandemia, një tjetër rrezik për botën: Ethet Lassa shfaqen në Britani

Një person ka humbur jetën në Britaninë e Madhe prej etheve Lassa. Ndërkohë, janë konfirmuar dhe 3 raste të reja. Rastet janë brenda së njëjtës familje dhe lidhen me udhëtimet e fundit në Afrikën perëndimore.

Çfarë duhet të dimë për ethet Lassa ?

Shkencëtarët e identifikuan për herë të parë virusin që shkakton ethet e Lassas në vitin 1969, raporton BBC.

Ethet Lassa janë një virus i cili shfaqet kryesisht në vendet e Afrikës perëndimore, duke përfshirë Nigerinë, Sierra Leone, Malin, Liberinë dhe Guinenë.

Sëmundja është klasifikuar si një epidemi e mundshme. OBSH thotë se simptomat më të zakonshme janë ethet, dobësimi i sistemit imunitar dhe më pas dhimbja e kokës, të vjellat dhe diarreja.

Simptomat/ Sipas OBSH-së,mund të shfaqen si simptoma: ënjtja e fytyrës, lëngjet në mushkëri, gjakderdhja nga goja, hunda, vagina ose trakti gastrointestinal dhe presioni i ulët i gjakut. Për shkak se simptomat e etheve Lassa janë të ndryshme dhe jo specifike, diagnoza klinike është e vështirë, veçanërisht në fillim të sëmundjes dhe aktualisht nuk ka asnjë vaksinë.

1/4 e pacientëve mund të përjetojnë gjithashtu shurdhim të përkohshëm që përfundimisht do të kthehet, pohon literatura mjekësore, përcjell abcnews.

Sëmundja mund të përhapet ose nga minjtë ose nga personi në person duke u ekspozuar ndaj lëngjeve trupore të dikujt që është i infektuar.

Sëmundja mbetet endemike në Afrikën perëndimore dhe ka 100,000 deri në 300,000 raste të etheve Lassa që diagnostikohen çdo vit.