River Nimmo e kishte ëndërr që një ditë të bëhej pjesë e Ushtrisë. 5-vjeçari nga Arkansasi i SHBA-së, që vdiq javën e kaluar nga një formë e rrallë e kancerit, kurrë nuk e pati shansin të ishte ushtar.
Por kjo nuk i ndaloi ushtarët e Ushtrisë Amerikane që të vinin në funeralin e vogëlushit, duke e nderuar atë bashkë me shumë kolonelë.
Dashuria e madhe që vogëlushi kishte për ushtrinë fitoi zemrat e shumë burrave dhe grave në uniformë të shtetit, shkruan CNN.