Fjalë Kyçe

Endrit Shala tregon nëse Dardan Gashi i’u është bashkuar NISMËS

Endrit Shala tregon nëse Dardan Gashi i’u është bashkuar NISMËS

Endrit Shala, nga Nisma Socialdemokrate ka demantuar lajmin se Dardan Gashi, i është bashkuar këtij subjekti politik.

Gjatë ditës së sotme në medie u raportua se për shkak se zëvendëskryeministri në detyrë, Dardan Gashi, i cili është nga radhët e Listës së Rugovës, i është bashkuar Nismës Socialdemokrate, pasi që udhëheqësi i kësaj Liste, Ukë Rugova ka vendosur t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një gjë e tillë është mohuar nga përfaqësuesit e Nismës Socialdemokrate.

Endrit Shala, ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë e ka mohuar këtë për lajmi.net.

“Nuk është aspak e vërtetë që zëvendëskryeministri në detyrë, Dardan Gashi, i është bashkuar Nismës”, ka thënë shkurt Shala për lajmi.net.

Theksojmë se, Lista Rugova është themeluar 2009 e udhëhequr nga Ukë Rugova, ajo fillimisht kishte garuar me AAK-në, pastaj me LDK-në përmes Teuta Rugovës.

Kjo Listë ka qenë dy herë pjesë e koalicionit qeverisës duke u përfaqësuar me ministra dhe zëvendësministra.