Ish-presidenti Hashim Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë sot ua ka uruar 14 vjetorin e Pavarësisë prindërve të tij përmes një bisede telefonike.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Thaçi.
“Në luftë, në paqe e në shtet të pavarur, babi nuk ishte asnjëherë në shtëpi. S’është as sot. Ky është çmimi i lirisë. Më herët foli me gjyshen e gjyshin dhe ua uroi të gjithëve 14 vjetorin e pavarësisë. Gëzojeni shtetin”, ka shkruar ai.