Fjalë Kyçe

Ëndrra që iu shua për dy herë me radhë Ramush Haradinajt nga Haga

Ëndrra që iu shua për dy herë me radhë Ramush Haradinajt nga Haga

Ramush Haradinaj që e kishte ëndërruar për vite të tëra pozitën e kryeministrit, iu ndërpre përsëri për të njejtën arsye. Në vitin 2004, partia e tij kishte bërë koalicion me partinë e Ibrahim Rugovës -LDK-në dhe ky i fundit, e kishte caktuar kryeminister të vendit.

Qeverisja e Haradinaj atëbotë zgjati vetëm 100 ditë.

Në mars të vitit 2004, Haradinaj ishte ftuar nga prokurorët e Hagës dhe menjëherë kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit në koalicionin me Rugovën. Atëkohë, kishte mbajtur një konferencë, dhe kishte thënë se po e bënë edhe një sakrificë për shtetin.

Në zgjedhjet e vitit 2017, koalicioni PAN, i dha Ramush Haradinajt mundësinë për t’u zgjedhur edhe një herë në krye të Qeverisë së Kosovës. Ai u zgjodh kryeministër dhe shërbeu deri sot.

Qeverisja e tij nuk vazhdoi deri në fund të mandatit 4 vjeçar, Haradinaj, sot gjatë konferëncës njoftoi se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

“Kam njoftuar institucionet se kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është se kam marrë një ftesë nga Gjykata Speciale për javën e ardhshme si i dyshuar. Dhe kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si qytetar i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.