Eni Koçi po vazhdon t’i ndihmojë personat në nevojë në Shqipëri.
Eni Koçi bashkë me partnerin e saj, Genc Prelvukaj ka dalë në zonat e prekura nga tërmeti, për t’i ndihmuar banorët, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi, këngëtarja ka kritikuar personazhet që paraqesin jetën luksoze në rrjete sociale, por që sipas saj nuk kanë ndihmuar për këtë tragjedi.
“Një gjë nuk po e kuptoj… Ku mbetën gjithë ato personazhe të njohura në Instagram që reklamojnë jetë luksoze apo gjithë ato biznese të mëdha… Ku mbetën në këto ditë që vërtetë populli ka nevojë? Dini gjë? Të dimë në rast se ata kanë nevojë për ne, ti ndihmojmë ne ata.” , ka shkruar ajo.