Pas barazimit me Real Sociedadin, Atletico Madridi është ndalur edhe nga Levante.
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi me shokë bën paraqitje pozitive për 90 minuta, duke nxjerr një pikë nga kampioni i La Ligës, në sfidën që u mbyll 2-2.
Madje Bardhi arriti që të shënojë dy herë në këtë takim.
Në minutën e 37-të vendasit fituan penallti.
Bardhi e ekzekutoi atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dërguar topin në rrjetë për 1-1, derisa të parët në epërsi kishin kaluar mysafirët me golin e Antoine Griezmann.
në pjesën e dytë, ne minutën e 76’, Atletico serish kaloi në epërsi, shënoi per 1-2 Cunha.
por Bardhi barazoi edhe njëhere nga penalltia në minutën e 90’, duke realizuar për 2-2 që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Pas këtij barazimi të radhës, Atletico ka mbetur në pozitën e gjashtë me 19 pikë, pesë pikë më pak se lideri aktual, Sociedad, por të besuarit e Simeones kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Express/