Fjalë Kyçe

Enver Sopjani aderon në Nismën Socialdemokrate: Limaj nuk e shet kurrë Kosovën

Enver Sopjani aderon në Nismën Socialdemokrate: Limaj nuk e shet kurrë Kosovën

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar sot edhe profesori i shkencave politike, Enver Sopjani. Njëherësh, ai do të jetë edhe këshilltari i Nismës Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me ç’rast tha se Kosova ka nevojë për njerëz të kalibrit të Sopjanit, pasi sipas siç tha ai, ky i fundit ka një bagazh të pasur prej intelektuali, përfshirë dy doktorata.

Për Limajn, ky është një lajm i jashtëzakonshëm, jo vetëm për partinë që udhëheq, por për gjithë Kosovën.

I pari i Nismës, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR, u shpreh i bindur se Sopjani do të japë gjithçka në shërbim të shtet-ndërtimit të Kosovës.

Ai shtoi se vendi po merr sinjale të fuqishme nga diaspora, pasi njerëzit që kanë çka t’i japin Kosovës po kthehen për të dhënë kontributin e tyre duke iu bashkuar organizimeve politike.

Enver Sopjani tregoi arsyet e aderimit në Nisma, duke thënë kreu i kësaj partie ka dëshmuar se është njeri kombëtar.