Skuadra e futsallit FC Prishtina 01 me anë të një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar për sfiden e radhës, shkruan Gazeta Alo.
Ky ëahtë njoftimi i skuadrës.
Erdhi momenti i shumëpritur, fitorja na dërgon në Superligë.
Pas shumë fitoresh, emocionesh, por edhe vuajtjesh, vjen ndeshjen vendimtare për klubin tonë, FC Prishtina 01.
Të dielën duke filluar nga ora 18:00 në Palestrën ‘1 Tetori’ skuadra jonë do të përballet me Fida Com-in.
Fitorja në këtë ndeshje na e siguron objektivin tonë primar, SUPERLIGËN.
Aktualisht FC Prishtina 01 pas 13 ndeshjes ka 13 fitore duke udhëhequr bindshëm me 39 pikë.
Djelmoshat së bashku më stafin drejtues të klubit dhe trajnerët kanë treguar ecuri të jashtëzakonshme dhe me meritë kanë ardhur deri këtu.
Nëse gjithçka shkon si duhet, atëherë kryeqyteti do ta ketë një klub me djelmoshat e tij në Superligë, ata që e dinë se çfarë do të thotë t’i mbrosh ngjyrat bardhëekaltër.
Eja edhe ti, ta festojmë bashkë hyrjen në Superligë.
Përpara, përpara bardhëekaltër ⚪️🔵