Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është e domosdoshme që të konfirmohet barazia sovrane dhe statusi i barabartë i turqve qipriotë, pas së cilës duhet të fillojnë negociatat.
“Turqia asnjëherë nuk do të lejojë cenimin e të drejtave të turqve qipriotë për burimet energjetike në Mesdheun Lindor. Negociatat për Qipron nuk dhanë rezultate për shkak të qasjes joreale të palës greke e cila nuk ka asnjë kontakt me realitetin”, tha Erdgoan.
Agjencia e lajme Anadolu Agency thekson se president Erdogan gjithashtu shtoi se “Nga Turqia në Republikën Turke të Qipros Veriore janë dorëzuar 75 milionë metra kub ujë përmes sistemit të shpërndarjes në det”.
Mediat greke shkruajnë se Erdogan vendosi si një parakusht për fillimin e negociatave të reja mbi çështjen e Qipros njohjen e “statusit të barabartë” dhe “barazisë sovrane” të turqve qipriotë.