Mediat turke kanë publikuar një video ku shihet Presidenti Recep Tayyip Erdogan, duke luajtur basketboll me të rinj.
Kjo ka ndodhur gjatë një ceromonie të inaugurimit të një parku në Turqi.
Presidenti turk hoqi xhaketën dhe u përpoq të shënojë pikë, raportojnë mediat turke.
Ai gjithashtu ka luajtur më parë basketboll me ministra dhe iu bashkua presidenti aktual i Federatës Turke të Basketbollit dhe ish-ylli i NBA-së, Hidayet Turkoglu.
Siç shihet në video, presidenti turk i shënon të gjitha pikët nga i njëjti pozicion.