Presidenti i Turqisë, Reccep Taip Erdogan, ka paralajmëruar se do t’i kthejë përgjigje, presidentit të SHBA’së, Donald Trump, lidhur me letrën e datës 9 tetor, në të cilën kreu i Shtëpisë së Bardhë i kishte bërë thirrje Erdoganit të mos bëhej budalla dhe njeri i vështirë.
Kreu i shtetit turk ka thënë se ajo letër “nuk ka qenë në përputhje me mirësjelljen diplomatike dhe politike.
Megjithatë tutje ka shtuar se një temë e tillë nuk është prioritet aktualisht për të, dhe se ka paralajmëruar që kur të vijë koha do të marrin hapat e nevojshëm.
“Kjo nuk është një prioritet për ne. Por kur të vijë koha, ne do të bëjmë me dije se do t’i marrim hapat e nevojshëm”, ka thënë tutje Erdogan, përgjatë një vizite në Stamboll.
Në letrën e 9 tetorit Trump i kishte kërkuar Erdoganit që të nënshkruajë një marrëveshje me kundër e Sirisë dhe e kishte kërcënuar që mbase do t’ia shkatërronte edhe ekonominë.
Megjithatë menjëherë pas tërheqjes së trupave amerikane, në ditën kur Trump i kishte dërguar letrën, Erdogan kishte nisur ofensivën ushtarake në Siri.
Një gjë e tillë ka bërë që zv.presidenti amerikan, Mike Pence, të udhëtojë nga Washgintoni për në Ankara, ku edhe bindi Erdoganin që të ndërpresë sulmet ushtarake për disa ditë.