Fjalë Kyçe

Erdogan prezanton makinën e parë elektrike prodhim të vendit

Erdogan prezanton makinën e parë elektrike prodhim të vendit

Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan prezantoi sot makinën e parë elektrike të prodhuar në Turqi, me një investim total prej 3,7 miliardë dollarësh.

“Sot po dëshmojmë një ditë historike për vendin tonë, po dëshmojmë ëndrrën e Turqisë për 60 vjet,” deklaroi Erdogan në qendrën e IT-së në Gebze që ndodhet pranë Stambollit.

Erdogan shtoi se kjo do të jetë përpjekja e parë e Turqisë për të prodhuar një makinë, pas një përpjekjeje të dështuar në vitet ’60.

Sipas një dekreti presidencial të botuar sot në Fletoren zyrtare, një fabrikë në qytetin e Bursës, rreth 150 kilometra larg Stambollit, pritet të prodhojë deri në 175000 njësi në vit, duke punësuar më shumë se 4000 punëtorë.

Erdogan nuk dha detaje për çmimin e makinës.