Fjalë Kyçe

Erdogan: Uroj përvjetorin e Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore

Erdogan: Uroj përvjetorin e Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka uruar kosovarët për 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Përmes një Cicërime në Twitter, Erdogan thotë se me Kosovën kanë miqësi historike dhe lidhje vëllazërore.

“Uroj përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, me të cilën kemi miqësi historike dhe lidhje vëllazërore. I uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie popullit vëllazëror të Kosovës dhe u dërgoj përshëndetjet e përgëzimet e mia”, ka shkruar Erdogan.