Fjalë Kyçe

Erdogan-Zelensky bisedë telefonike: Duhet të organizohet evakuimi i civilëve

Erdogan-Zelensky bisedë telefonike: Duhet të organizohet evakuimi i civilëve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pasur një bisedë telefonike me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan.

“Në prag të bisedimeve të tij me (presidentin rus Vladimir) Putin, unë theksova nevojën për evakuim të menjëhershëm të civilëve nga Mariupol, duke përfshirë Azovstal, dhe shkëmbim të menjëhershëm të trupave të bllokuara,” ka shkruar Zelensky në Twitter.

Zelensky kërcënoi dje edhe një herë se do të tërhiqej nga çdo negociatë me Moskën zyrtare nëse trupat ruse do të “shkatërronin” mbrojtësit e fundit ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal – një zonë e madhe industriale në Mariupol.

Turqia ka marrëdhënie të mira si me Ukrainën ashtu edhe me Rusinë, dhe Erdogan ka luajtur një rol kyç në përpjekjen për të ndërmjetësuar një armëpushim midis dy shteteve.

Një nga raundet e tilla të negociatave u mbajt muajin e kaluar në Stamboll./kp