Si pasojë e kushteve të krijuara atmosferike, erërat e forta kanë rrëzuar një lis në lagjen Ulpiana.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe mëson se lisi i nxjerrë si pasojë e erërave dhe shiut të rrëbeshëm ishte 50 vjeçar.
Mësohet se përveç laraskave të cilat gjendeshin në lis e që raportohet se kanë ngordhur nuk është raportuar për të lënduar të njerëzve të cilët mund të kenë qenë duke parakaluar.
Siç shihet në pamje, në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës.