Fjalë Kyçe

Erik ten Hag shkëput kontratën me Ajax gjashtë javë më herët – nis punë me United nesër

Erik ten Hag shkëput kontratën me Ajax gjashtë javë më herët – nis punë me United nesër

Trajneri holandez, Erik ten Hag ka shkëputur bashkëpunimin me Ajax gjashtë javë më herët.

Ten Hag dëshiron të nis sa më herët aventurën e tij të re me Manchester United dhe tashmë ka kryer të gjitha procedurat, përcjell lajmi.net.

Trajneri holandez ka shkëputur kontratën me Ajax dhe nesër do të nis punët te Manchester United.

Lajmin për largimin e Ten Hag e ka konfirmuar edhe skuadra e Ajax.

Ten Hag nis punët me ‘Djajtë e Kuq’ para ndeshjes ndaj Crystal Palace.

“Po tërhiqem shpejt, po. Por është me rëndësi, sepse shumë gjëra duhet rregulluar”, ka thënë Ten Hag.