Christian Eriksen pas largimit nga Tottenham Hotspur nuk e ka gjetur vetën si duhet dhe si pasoj e kësaj po kërkon edhe largimin.
Antonio Conte nuk i ka dhënë hapësirë të duhur danezit dhe ky i fundit nuk ka qenë aspak i lumtur mbi këtë gjë.
Tani, duke pasur parasysh edhe krizat nëpër të cilat po kalojnë disa klube, largimi i Eriksenit nga Interi është shumë i mundshëm, transmeton lajmi.net.
E rikthimi i tij në Spurs, me Jose Mourinhon si një tifozë i zjarrtë i lojtarit, po rikthehet në realitet çdo ditë e më shumë.
Siç raporton edhe Fabrizio Romano, njëri ndër gazetarët më të besueshëm në merkato, Mourinho dëshiron rikthimin e 28 vjeçarit në klub por vetëm në formë huazimi.
Problemi kryesor qëndron në pagën të cilën duhet të paguajë Tottenhami (7.5 milionë euro).