Fjalë Kyçe

Eriksen u shpreh i trishtuar që iu desh të largohet nga Interi pas arrestit kardiak

Eriksen u shpreh i trishtuar që iu desh të largohet nga Interi pas arrestit kardiak

Christian Eriksen pranon se ai donte të qëndronte me Interin dhe ishte i trishtuar që nuk ishte e mundur për shkak të rregullave italiane për të luajtur me një defibrilator të implantuar, kështu që ai u kthye në Premier Ligë.

Ndërkombëtari danez pësoi një tragjedi në Euro 2020, ku në ndeshjen ndaj Finlandës zemra e tij u ndalë, teksa me intervenimin e shpjet të mjekëve arritën ta rikthejnë në jetë.

Më pas ai u dërgua në spital dhe iu implantua një defibrilator, por kjo e përjashtoi menjëherë Eriksenin të mos vazhdonte karrierën e tij me Interin.

Ka rregulla shumë strikte italiane për testet e fitnesit përpara se një atlet profesionist të lejohet të marrë pjesë në sport.

“Më pëlqeu koha në Itali dhe do të doja të kisha qëndruar”, rrëfeu Eriksen në konferencën e sotme për shtyp përpara Kupës së Botës në Katar.

“Objektivi im ishte të kthehesha në Itali, ndaj isha i trishtuar që nuk ishte e mundur. Interi është klub i mirë dhe unë isha i zhgënjyer që u largova, por ky është futbolli”.

Inter e ndërpreu kontratën me pëlqim të ndërsjellë në mënyrë që Eriksen të mund të rifillonte karrierën e tij diku tjetër, gjë që bëri në Brentford dhe më pas në Manchester United.