Kreu i Bashkisë së Tiranës ka hapur një sondazh në Tëitter ku iu kërkon mendim qytetarëve të kryeqytetit nëse duhet të hiqet apo jo autobusi që u aksidentua një ditë më parë, i cili doli nga rruga dhe përfundoi në dy anët e Lanës.
“Teksa po përgatiteshim për të hequr autobusin mbi Lanë, shumë vetë propozuan ta lemë si një instalacion për kujdesin në timon e urë alternative mbi Lanë”, shkruan Veliaj në Tëitter.
Autobusi i Unazës dhe një makinë tip Benz u aksidentuan mbrëmjen e së premtes, ku 5 persona mbetën të lënduar./a2cnn
🚍❓
Fatmiresisht aksidenti me i çuditshem ne nje shekull kryeqytet qe pa pasoja per jeten! 🙏🏻
Por teksa po pergatiteshim per te hequr autobuzin mbi Lane, shume vete propozuan ta leme si nje instalacion per kujdesin ne timon e ure alternative mbi Lane! 🚧
Si mendon shumica? 🤷🏻♂️
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) April 30, 2022